Janë bërë 22 vjet nga masakra e cila rikthej vëmendjen ndërkombëtare ndaj gjenocidit që po bëhej nga forcat serbe në Kosovë.
Katër kamionë të mbushur me trupat e masakruar të shqiptarëve ishin kthyer pas më shumë se dy jave qendrimi në morgun e Prishtinës, pasi forcat serbe refuzonin t’i dorëzonin tek familjarët me arsyetimin se po i bënin autopsi por edhe kundërshtonin një ceremoni të organizuar varrimi pasi kjo do të tërheqte vëmendje.
Trupat fillimisht ishin vendosur në xhaminë e fshatit Reçak dhe pas dy dite ishte organizuar ceremonia e varrimit.
Në pamjet e asaj kohe shihen fytyrat e trishtuara të familjarëve deria po shihni katër kamionët e mbushur me trupa që po vinin në Reçak.
© SYRI.net